Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë arriti në finale në Kuizin ‘Evropa 2014’
Pas Garave të Diturisë, në mesin e 32 shkollave të Kosovës, të cilat morën pjesë në Kuizin ‘Evropa 2014’,Shkolla Fillore e Mesme e Ulët "Mihal Grameno", nga Fushë-Kosova, arriti në finale dhe më 2 Prill 2014, u ballafaqua me Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Tefik Çanga" nga Ferizaji. Fati nuk na buzëqeshi që të ishim fitues të finales edhe pse ishim më të përgatitur si ekip, andaj ferizajasit fituan finalen, të cilët do të shfrytëzojnë ekskursionin 12 ditor për të vizituar disa nga shtetet e Bashkësisë Evropiane, ndërsa në vendin e dytë na është premtuar se Zyra e BE-së...