Me rastin e përfundimit të trajnimit ‘Njohje mbi buxhetin dhe financat në komunë’ konkretisht ‘Sistemi i faturimit’, sot u bë shpërndarja e certifikatave nga Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Pronë, z.Ramadan Jashanica, për zyrtarët komunal që morën pjesë në trajnimin tre ditor në Durrës.
Me këtë rast drejtori i falënderoi pjesëmarrësit për kontributin e dhënë në fushën e menaxhimit financiar.