Në prani të të gjithë asamblistëve, Nënkryetarit të Komunës dhe drejtorëve të drejtorive,
Është mbajtur mbledhja e katërt IV-të, e Kuvendit të Komunës me këtë rend të ditës:
Aprovimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Komunës, e datës 26.03.2014.
Aprovohet me shumicë të votave 24 për, asnjë kundër, 3 abstenime)
Pyetje dhe përgjigje parlamentare.
Për këtë pikë përgatiten përgjigjet nga Ekzekutivi i Komunës për mbledhjen e radhës.
Raporti financiar për buxhetin e shpenzuar në tremujorin e parë të vitit 2014.
Vendim: Aprovohet raporti financiar me shumicë të votave 18 për, 9 kundër asnjë abstenim.
Propozim për lejimin e mjeteve financiare për pagesën e arsimtarëve që zhvillojnë mësimin joformal.
Vendim: aprovohet propozimi unanimisht.
Propozim për emërimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete.
Shtyhet për mbledhjet e ardhshme.
Informatë e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës për punën e Komitetit për Politikë e Financa, Komitetit për Komunitete dhe Kuvendit të Komunës për tremujorin e parë të vitit 2014.
Për informata vetëm është diskutuar.
Informatë e Zëvendëskryesuesit të Kuvendit të Komunës për Komunitete për punën në tremujorin e parë të vitit 2014.
Për informata vetëm është diskutuar.
Të ndryshme.
Kuvendi ka vendosur që t’i dërgohet një kërkesë zyrtare, për rritjen e shumave të kompensimit për anëtarët e Kuvendit, Zyrës së Kryeministrit, MAPL-së, MAP-së dhe AKK-së.