Takimi konsultativ rreth praktikave për komunikim me publikun u mbajt në sallën e Kuvendit të Komunës ku për rëndësinë e kësaj iniciative folën përfaqësuesi i OSBE-së, z. Ismet Lepaja dhe zyrtari për informim i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Ali Topalli. Pjesë e diskutimeve përveç përfaqësuesve të Shoqërisë Civile ishin edhe Nënkryetari i Komunës, z. Jakup Tërnava dhe Drejtori i Administratës z. Afrim Krasniqi.
Si rezultat i këtij debati ishte ngritja e cilësisë së web-sajtit të Komunës dhe takimet e drejtpërdrejta me qytetarët.
Të pranishmit diskutuan edhe për format dhe mekanizmat e komunikimit, mungesën e mjeteve të informimit në komunë, mundësitë e fushatave të ndryshme dhe organizimin e takimeve të tilla edhe në të ardhmen.