Shpend Bardiqi
Shpend Bardiqi është Nënkryetar i Komunës së Fushë Kosovës, ku ushtron detyrën e tij me përkushtim dhe përgjegjësi në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës. Ai është emëruar në këtë pozitë në dhjetor të vitit 2025, si pjesë e kabinetit drejtues të Kryetarit të Komunës, Valon Prebreza.
I lindur më 28 shkurt 1994 në Fushë Kosovë, Shpend Bardiqi është i angazhuar në jetën publike dhe politike që nga rinia. Gjatë angazhimit të tij ndër vite, ai ka kontribuar në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, duke shërbyer si aktivist, kryetar i Qendrës së Fushë Kosovës në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe anëtar i Kuvendit Komunal, ku ka dhënë kontribut në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe në avancimin e çështjeve me rëndësi për komunitetin.
Në pozitën e Nënkryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, ai është i angazhuar në mbështetjen e punës së ekzekutivit komunal, koordinimin e aktiviteteve institucionale, bashkëpunimin me drejtoritë komunale dhe përkrahjen e realizimit të projekteve zhvillimore në interes të qytetarëve.
Përmes një qasjeje të orientuar drejt bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, institucionet dhe akterët lokalë, Nënkryetari Bardiqi synon të kontribuojë në një qeverisje efikase, transparente dhe të përgjegjshme, duke u angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe avancimin e Komunës së Fushë Kosovës.