Informon publikun për aktivitetet dhe vendimet e kryetarit dhe institucioneve komunale. Përgatit dhe publikon komunikata, njoftime dhe informata për media. Menaxhon dhe përditëson ueb-faqen zyrtare të komunës. Menaxhon komunikimin në rrjetet sociale zyrtare. Organizon konferenca për media dhe aktivitete informuese. Bashkëpunon me gazetarët dhe mediat. Përcjell dhe trajton kërkesat e mediave për informata. Promovon transparencën dhe qasjen e qytetarëve në informata publike. Dokumenton aktivitetet komunale përmes fotografive, videove dhe materialeve informuese.