Kryen
auditime të brendshme në drejtoritë dhe njësitë organizative të komunës.
Vlerëson nëse aktivitetet zhvillohen në pajtim me ligjet dhe rregulloret në
fuqi.
Kontrollon menaxhimin dhe shpenzimin e buxhetit publik.
Vlerëson sistemet e kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin e rrezikut.
Identifikon parregullsitë dhe dobësitë në proceset e punës.
Përgatit raporte të auditimit dhe jep rekomandime për përmirësim.
Përcjell zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga auditimi.