Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) fton përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertët e pavarur të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Komisionit për vlerësimin e projekt-propozimeve.
Kjo thirrje vlen për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara në kuadër të Thirrjes Publike të datës 23.06.2026 (Nr. 690), e cila ofron mbështetje financiare publike për programet e OJQ-ve dhe nismat e individëve në Komunën e Fushë-Kosovës.
Ky komision do të plotësohet me dy (2) përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, të cilët nuk janë nën hetime apo me procedurë penale:
Një (1) përfaqësues nga OJQ-të (me përparësi nga ato në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit).
Një (1) përfaqësues në cilësinë e ekspertit.
Detajet e tjera i gjeni në dokumentin më poshtë:
Thirrje-Publike-DKRS-Emerimi-Anetareve – Për Fazën e Parë_FINAL / Shkarko këtë