Në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe “Project Her Future”, hapet thirrja për aplikim në fazën e dytë të Skemës së Granteve “E Ardhmja e Saj”.
Ftohen gratë dhe vajzat e moshës 18–65 vjeç, të cilat kanë një ide biznesi, të shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillimin dhe realizimin e ideve të tyre.
Përfitueset do të kenë mundësi të përfitojnë:
Trajnim 3-ditor online
Mentorim dhe konsulencë profesionale
Set pajisjesh për fillimin e biznesit
Faza e dytë fokusohet në ide biznesi që ndërlidhen me:
• Turizmin
• Produktet autoktone
• Artizanatin
• Kulturën
• Trashëgiminë lokale
Afati për shprehjen e interesimit: 7–13 tetor 2026
Email: info@projectherfuture.com
Informata të plota: www.projectherfuture.com
Komuna e Fushë Kosovës i inkurajon gratë dhe vajzat me ide biznesi që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për fuqizim ekonomik, zhvillim të sipërmarrjes dhe krijimin e mundësive të reja në komunitet.
Bashkë për më shumë mundësi dhe një të ardhme më të fuqishme për gratë.