FTESË PUBLIKE
Për: Bizneset lokale që ushtrojnë veprimtari në territorin e Komunës së Fushë Kosovës
Lënda: Ftesë për takim njoftues dhe konsultativ me bizneset lokale
Të nderuar përfaqësues të bizneseve,
Komuna e Fushë Kosovës, përmes Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Tatim në Pronë, ju fton të merrni pjesë në takimin njoftues dhe konsultativ me bizneset lokale.
Takimi organizohet në fillim të mandatit qeverisës, me qëllim dëgjimin e bizneseve, skanimin e gjendjes në terren dhe mbledhjen e ideve, shqetësimeve e propozimeve për zhvillimin ekonomik lokal.
| Tema e takimit “Dialog me bizneset lokale: Gjendja aktuale, sfidat në terren dhe bashkëpunimi për zhvillim ekonomik” |
| Data: | 25.05.2026 |
| Ora: | 10:00 |
| Vendi: | Holiday Resort – Sllatinë |
Konfirmimi i pjesëmarrjes: Për shkak të kapacitetit të kufizuar të sallës, bizneset e interesuara luten ta konfirmojnë pjesëmarrjen paraprakisht në emailin: pranvera.merovci@rks-gov.net ose në numrin 044-786-751. Konfirmimet pranohen sipas rendit të paraqitjes, deri në plotësimin e vendeve të disponueshme.
Në takim do të marrin pjesë: Kryetari i Komunës z. Valon Prebreza, Drejtoresha e Drejtorisë, znj. Pranvera Merovci, si dhe përfaqësues të bizneseve lokale.
Gjatë takimit do të diskutohen çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik lokal, sfidat e bizneseve, shërbimet komunale, infrastrukturën, komunikimin me komunën dhe ambientin afarist.
Çështjet e ngritura do të evidentohen dhe do të trajtohen më tutje sipas kompetencave dhe mundësive reale institucionale të Komunës.
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të kontribuoni me vërejtje, ide dhe propozime konkrete për përmirësimin e ambientit afarist në Fushë Kosovë.
Me respekt,
Pranvera Merovci
Drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Tatim në Pronë
Komuna e Fushë Kosovës