Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, me anë të një postimi në rrjetin e tij në Facebook, njoftoi për zyrtarizimin e financimit të rrugës së Uglarit.
”Dje u zyrtarizua edhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për financimin e projektit të shumëpritur të Rrugës së Uglarit, në vlerë prej 1.1 milion euro.
Ky është një projekt i kërkuar vazhdimisht nga qytetarët tanë, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit, lehtësimin e lëvizjes dhe zhvillimin e mëtejmë të kësaj zone.
Financimi është siguruar, vendimi është zyrtarizuar dhe punimet nisin gjatë vitit 2026.
Falënderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Infrastrukturës me ministrin Dimal Basha për mbështetjen e vazhdueshme ndaj projekteve të rëndësishme për qytetarët e Fushë Kosovës.
Punë konkrete. Rezultate konkrete”, shkruan Kryetari Prebreza.