Një delegacion i organizatës gjermane “HELP” dhe “GFA” qëndruan në komunën e Fushë-Kosovës ku u pritën nga drejtori për Zhvillim Ekonomik z.Ekrem Berjani.
Organizata gjermane “HELP” dhe “GFA” janë partner implementues në projektin “Gratë në Energji”, Milenium Foundation Kosova (MFK). Në këtë takim u diskutuan modalitetet teknike e organizative para nisjes së implementimit të projektit ku përfituese do të jenë 16 gra ndërmarrëse të komunës së Fushë-Kosovës.