Në fshatin Kuzmin po vazhdojnë punimet për zgjerimin dhe shtrimin e segmentit rrugor, në kuadër të angazhimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Drejtorisë së Infrastrukturës.
Punimet po përcillen në vazhdimësi në terren, me qëllim që realizimi i kontratës të bëhet në përputhje me projektin dhe kërkesat teknike.
Në terren ishte edhe Drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili nga afër përcolli ecurinë e punimeve.
Komuna e Fushë Kosovës vazhdon të investojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për qytetarët