Sot, nënkryetari i Komunës, Shpend Bardiqi, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Gashi, ishin të pranishëm në ambientet e Fondacioni Sheikha Fatima bint Mubarak, ku nga afër u njohën me punën dhe aktivitetet që zhvillohen, përfshirë edhe kurset e ndryshme që ofrohen për gratë.
Gjatë vizitës, ata vlerësuan përkushtimin dhe rolin e rëndësishëm që ky fondacion ka në fuqizimin dhe zhvillimin e grave, duke ofruar mundësi konkrete për ngritje profesionale dhe përfshirje më të madhe në jetën shoqërore.
Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit, i cili synon thellimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e hapësirave të reja për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, në funksion të mbështetjes dhe avancimit të grave në komunitet.















