Vajzat e klubit të volejbollit të Fushë Kosovës, të cilat u shpallën kampione në garat komunale të volejbollit, realizuan një vizitë në komunë, duke shënuar kështu një tjetër moment krenarie për sportin loka
Ato u pritën në takim nga Drejtori i Arsimit, Adriatik Zeqiri, dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ylber Kelmendi, të cilët i përgëzuan për suksesin e arritur, angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë garave. Me këtë rast, u theksua rëndësia e përkrahjes së të rinjve në aktivitete sportive, si dhe roli i sportit në promovimin e vlerave pozitive.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen për klubet sportive, me synim krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin dhe afirmimin e talenteve të reja në komunë.