Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Vlonjat Hasani, dhe stafin e drejtorëve, pritën në një takim nxënësit e klasës së 10-të të gjimnazit “Hivzi Sylejmani”.
Gjatë këtij takimi, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me funksionimin e institucioneve komunale, rolin dhe përgjegjësitë e tyre në shërbim të qytetarëve. Po ashtu, ata u informuan për projektet dhe aktivitetet që po realizohen në komunë, si dhe për rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse.
Ky takim u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe komunikimi të hapur, duke inkurajuar të rinjtë që të jenë aktivë në jetën shoqërore dhe institucionale të vendit.
Komuna e Fushë Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe fuqizimin e gjeneratave të reja.