Sot kisha nderin të pritja në zyrën time dy vajza, znj. Methiye Koludra dhe znj. Nazmiye Koludra, vajzat e patriotit të nderuar Sali Koludra nga Bardhi i Madh. Një takim i veçantë për të ndarë historinë dhe trashëgiminë e një familjeje të pazëvendësueshme në historinë tonë kombëtare.
Me emocion dhe respekt, dëgjova rrëfimin e tyre të udhëtimit, sfidave dhe sukseseve në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Historia e tyre është një frymëzim për ne të gjithë për të ruajtur dhe për të promovuar vlerat e lirisë, pavarësisë dhe bindjes kombëtare.