Përmes një shkrese zyrtare, operatorëve PTK, IPKO, Kujtesa, Artmotion dhe Telkos iu është tërhequr vërejtja për dëmtimet që po i shkaktojnë në rrjetin e ndriçimit publik.
Gjatë punimeve ilegale që po i zhvillojnë këta operatorë po vjen deri te dëmtimi i ormanëve të ndriçimit publik, djegia e kontaktorëve, siguresave etj., andaj kërkohet që urgjentisht të ndalen këto punime.
Për vazhdimin e punimeve, operatorët duhet të bëjnë kërkesë dhe të pajisen me pëlqim që lëshohet nga Komuna.