Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës po vazhdon për çdo ditë shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë. Deri në 100 pako ushqimore po ju ofrohen për çdo ditë të gjithë atyre të cilët kanë kontaktuar në numrat e publikuar në web-faqen e komunës dhe kjo mënyrë e shpërndarjes do të vazhdoj për çdo ditë deri sa të kalojmë këtë periudhë të vështirë emergjente.
Shtabi Emergjent edhe një herë i njofton të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë që të kontaktojnë vetëm përmes numrave që janë publikuar në faqen zyrtare të komunës së Fusë Kosovës dhe të mos vinë pa qenë të lajmëruar në mënyrë që t’i shmangemi grumbullimit të madh të njerëzve.