Në kohën e ballafaqimit me pandeminë COVID-19, këto ditë Komuna e Fushë-Kosovës mori një donacion me 150 pako higjienike nga Organizata ‘Qatar Charity’.
Komuna falënderon vullnetin e mirë të të gjithë donatorëve dhe kontributin e kësaj organizate në mënyrë që sadopak të lehtësohen këto ditë për familjet me gjendje të rëndë socio-ekonomike.
Shpërndarja e pakove do të vazhdojë të bëhet për çdo ditë.