Rikonstruimi i rrugës “Miradi – Zona Industriale” po vazhdon me dinamikë të shtuar, projekt që do të ketë impakt të favorshëm për bizneset dhe familjet duke u krijuar si zonë që ka përshtatshmëri për zhvillim dhe perspektivë ekonomike.
Infrastruktura rrugore është kriter i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale, për-deri sa ‘Infrakosi Sh.A’ me seli në Fushë-Kosovë po bën përpjekje që ta pengoj zhvillimin e projektit duke tentuar që ta bëjë jetën më të vështir për qytetarët-familjet dhe bizneset që e shfrytëzojnë këtë rrugë.
Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdoj të punoj në ndërtimin e infrastrukrës në territorin e sajë.