Në vazhdim të realizimit të projekteve në infrastrukturë, që komuna e Fushë-Kosovës ka të planifikuara, janë asfaltuar rrugë në Bardh të Madh me një gjatësi prej 1500m.
Dinamika e punimeve po zhvillohet sipas planifikimeve, kurse gjatë kësaj jave pritet që të filloj asfaltimi edhe i rrugëve të tjera në fshatrat e Komunës së Fushë-Kosovës.