Po vazhdon mbledhja e mbeturinave inerte në qytetin e Fushë Kosovës.
Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike janë çdo ditë në terren, duke larguar mbeturinat inerte nga hapësirat publike dhe duke punuar për një qytet më të pastër e më të rregullt.
Përkushtimi ynë për pastërtinë do të vazhdojë, por suksesi varet edhe nga bashkëpunimi i secilit qytetar. Ju bëjmë thirrje që mbeturinat inerte të mos i hidhni në rrugë apo në hapësira publike, por t’i dërgoni në deponinë e Mirashit çdo të shtunë.
Së bashku e mbajmë Fushë Kosovën të pastër!