Edhe pse përurimi i sallës është bërë vitin e kaluar, aktualisht po punohet në vendosjen e trafos dhe kyçjen e saj me energji elektrike.
Drejtoria e Shërbimeve Publike po punon intensivisht që punimet të përmbyllen brenda këtij muaji.
Në terren ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Izja Mjeku, i cili pa nga afër ecurinë e punimeve.
Për një sallë sportive plotësisht funksionale për qytetarët tanë!