Komuna e Fushë-Kosovës po vazhdon në realizimin e projektit për asfaltimin e rrugëve të qytetit si dhe rrugëve në fshatra. Asfaltimi i këtyre rrugëve do të mundësojë qarkullim më të lehtë për të gjithë qytetarët.
Krahas asfaltimit të rrugëve është bërë edhe rregullimi i kanalizimit atmosferik në Rrugën “Hajrullah Zymi” dhe në Rrugën “Nënë Tereza”.
Rrugët që janë asfaltuar gjatë kësaj faze të projektit janë:
- Rruga “Abedin Krasniqi”,
- Rruga “Sanxhaku”,
- Rruga “Xhevdet Doda”,
- Rruga “Hajrullah Zymi”,
- Rruga “Shefki Kuleta”,
- Rruga “Nënë Tereza”, etj.