Komuna e Fushë-Kosovës dhe ‘Shell Kosova’ kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi për përkrahjen e fermerëve të Komunës së Fushë-Kosovës.
Qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja e fermerëve, në forma të ndryshme, për t’i kryer punët sa më mirë dhe sa më lehtë që është e mundur, po ashtu edhe për t’i motivuar përmes subvencioneve që sa më shumë të punohet toka.
Kompania ‘Shell Kosova’, për të gjithë fermerët e komunës që janë në regjistrat e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nga fitimi që realizon gjatë shitjes do të ofroj zbritje të çmimit të derivateve të naftës për 5 cent në litër.
Ky memorandum hyn në fuqi datën e nënshkrimit nga palët dhe është i zbatueshëm për stinët pranverë, verë dhe vjeshtë.