Kësaj radhe janë pastruar hapësirat te banesat e bardha “Kompleksi 300” dhe para Qendrës së Mjekësisë Familjare, ndërkohë është rregulluar edhe ambienti para AMF-së në Sllatinë të madhe si dhe janë vendosur kubëzat të cilat ishin larguar me fillimin e punimeve.
Pjesë e këtyre punëve të përditshme është edhe pastri i nënkalimit te ura në Miradi të Poshtme.
Apelojmë tek qytetarët që të kenë kujdes në mirëmbajtjen e ambientit dhe të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve.




