Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Fushë Kosovës po vazhdon me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në qytet dhe në fshatra.
Një sasi e madhe e mbeturinave të pa përdorshme si mobile të vjetra, sanitari etj, këto ditë po largohen nga punëtorët teknik të kësaj drejtorie.
Largimi i mbeturinave po bëhet në qytet dhe do të vazhdoj në të gjitha pikat ku ka sasi të madhe të tyre.
Lusim qytetarët e komunës sonë që të kenë kujdes në mirëmbajtje të ambientit dhe të mos i hedhin ato në hapësirat ku nuk ka kontejner.