Pas realizimit të projektit për furnizim me ujë 24 orë, planit për mobilitetin (për trafik), hartave zonale, projekteve për zhvillimin e bujqësisë, ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në qytet, projektit të shumë sallave të sportit – mbi 7, qindra kilometrave asfalt, ndërtimit të qendrës më të madhe rekreative sportive në Kosovë në Pishat e Sllatinës, ndërtimit të shumë ujësjellësve, kanalizimeve, ndriqimeve publike, pastrimeve të mjedisit, mbjelljeve të drunjëve, ndërtimit të shkollave, ndërtimit të shtëpive për skamnorë, ndërtimit të trotuareve, ndërtimeve të shumta dhe zhvillimit urban të qytetit, ndërtimit të shumë objekteve ekonomike për punësimin e qytetarëve, sot u përurua edhe një rrugë shumë e rëndësishme.
Kjo rrugë që dikur ishte quajtur ‘Udha e shehrit’, tani e punuar me standarde, përmes qytetit të Fushë-Kosovës do t’i lidhë një pjesë të fshatrave të Komunës (Bardh i Madh, Lismir, Nakaradë) me qytetin e Prishtinës gjë që do ta lehtësoj qarkullimin dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor, arsimor të Komunës së Fushë-Kosovës.