Shërbimet komunale vazhdojnë përkujdesjen e nevojshme për parkun e pishave në Sllatinë të Madhe.
Tani është duke vazhduar pastrimi i shtigjeve brenda hapësirave të parkut pastaj pushimoret, rrugët, si dhe gjithë sipërfaqja e parkut ku janë duke u hequr mbeturinat të cilat po hedhen jo vetëm në kontejner por edhe jashtë tyre.
Këto ditë është shumë shqetësuese edhe një dukuri tjetër e cila po vazhdon pa ndërpre e ajo është dëmtimi i tavolinave dhe i ulëseve nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Qytetarët duhet ta dinë se ato janë për ata.
Duke e parë frekuentimin e madh të qytetarëve të cilët dalin për të pushuar dhe për të kaluar kohën e lirë por edhe duke ditur se sa është i rëndësishëm një ambient i pastër, kërkojmë nga qytetarët që edhe ata të kujdesen dhe të mirëmbajnë parkun rekreativ të pishave në Sllatinë të Madhe.
Bashkë për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm!