Nga dje ka vazhduar dezinfektimi i të gjitha hyrjeve të ndërtesave kolektive si dhe i lokaleve afariste nga jashtë. Është kjo edhe një nga masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19.
Falënderojmë qytetarët të cilët po i përkrahin dhe mbështesin këshillat e dhëna nga të gjitha institucionet në këtë kohë pandemie, kurse ne do të vazhdojmë me angazhimet ditore për të qenë sa më afër qytetarëve.