Komuna e Fushë-Kosovës në vazhdën e kujdesit të saj në parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19, është duke vazhduar me dezinfektimin, larjen dhe pastrimin e rrugëve në qytetin e Fushë-Kosovës. Njëherit po i njëjti proces është duke u bërë edhe në fshatrat; Vragoli, Miradi e Epërme’ dhe ‘Miradi e Ulët’.
Ky proces do të vazhdoj deri në dezinfektimin e fundit të të gjitha rrugëve, rrugicave e trotuareve në gjithë territorin e komunës së Fushë-Kosovës.
Së shpejti do të filloj edhe faza e dytë e dezinfektimit.