Edhe gjatë këtyre ditëve ka vazhduar dezinfektimi i rrugëve dhe trotuareve në Fushë-Kosovë. Për ditë të tëra, ky aktivitet po realizohet në përputhje me masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
“Ne do të vazhdojmë me marrjen e të gjitha masave duke u kujdesur për dezinfektimin e objekteve të Institucioneve Komunale dhe të tjera, dezinfektimin e rrugëve, hyrjeve të ndërtesave kolektive, ofrimin e gjërave ushqimore etj, kurse nga ju qytetarë kërkohet të zbatoni rekomandimet dhe udhëzimet e dhëna në mënyrë që ta kalojmë sa më lehtë pandeminë COVID-19” thuhet në apelin e Shtabit të Krizës dhe Emergjencës në Fushë-Kosovë.