Këto ditë Bashkësia Islame e Kosovës dega në Fushë-Kosovë përmes Shoqatës Bamirëse “Bereqeti” ka ofruar ndihma për familjet në nevojë. Përfitues të këtyre pakove ushqimore janë rreth 400 familje të të gjitha komuniteteve duke përfshirë edhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës, Shoqatat e Grave si dhe Kryqin e Kuq i cili ka ndihmuar në shpërndarjen e tyre.
Bashkëpunimi i komunës me Shoqatën “Bereqeti” do të vazhdoj edhe në të ardhmen gjithnjë për të mirën e qytetarëve të komunës së Fushë-Kosovës!