Këto ditë po punohet në të gjitha rrugët, sheshet, hapësirat publike dhe pjesët ku është e nevojshme për pastrimin dhe eliminim e mbeturinave.
Shërbimet komunale po punojnë me një intensitet të shtuar në mënyrë që ambienti në gjithë territorin e Komunës së Fushë-Kosovës të jetë sa më i pastër.
Është e nevojshme, por edhe në interes të përgjithshëm, që edhe qytetarët të kujdesen dhe të mos hedhin mbeturina vend e pa vend sepse ekzistojnë kontejnerët që mundësojnë riciklimin e tyre. Tani kur kemi një fluks të shtuar të qytetarëve dhe të bashkatdhetarëve, vërehet një mobilizim i përbashkët i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe kompanisë “Pastrimi” që hapësirat e Komunës së Fushë-Kosovës të jenë të pastra dhe pa mbeturina.