Sot ekipet tona kanë vazhduar punën në terren për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave në lokacione të qytetit të Fushë Kosovës.
Përmes angazhimit të vazhdueshëm, po punojmë që hapësirat publike të mbahen të pastra dhe qytetarët të kenë një ambient më të mirë për të jetuar.
Ftojmë qytetarët e Fushë Kosovës që të hedhin mbeturinat në kontejnerët përkatës dhe të kontribuojnë së bashku me ne në ruajtjen e pastërtisë së qytetit tonë.