Drejtoria për Inspektorat në mbështetje të Policisë së Kosovës ka vazhduar aksionin për lirimin e parkingjeve/hapësirave publike nëpër rrugët e qytetit të Fushë Kosovës.
Këto hapësira janë shfrytëzuar kryesisht nga bizneset duke vendosur gjësende të ndryshme pa leje/pëlqim nga organi kompetent gjë që ka vështirësuar qarkullimin e lirë të këmbësorëve por edhe trafikun në këto rrugë.
Drejtoria për Inspektorat do të ndërmarrë masa konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi poashtu do të njoftohen organet e rendit dhe ato të drejtësisë.
Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim…