Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke zhvilluar çdo ditë aksione për largimin e mbeturinave inerte nga hapësirat publike, me qëllim të ruajtjes së pastërtisë dhe mjedisit.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hedhin mbeturina inerte në rrugë apo në hapësira të tjera publike. Ato duhet të dërgohen në deponinë në Mirash, e cila është në dispozicion për pranimin e tyre çdo të shtunë.
Ruajtja e pastërtisë është përgjegjësi e përbashkët. Kontributi i secilit prej nesh ndihmon për një komunë më të pastër dhe më të rregullt.