Vazhdon realizimi i projektit në Kalanë e Harilaçit që përfshinë procesin e gjurmimeve dhe restaurimeve. Projekti është duke u realizuar përmes Muzeut të Kosovës. Udhëheqës i projektit është arkeologu Fatmir Peja.
Komuna në këtë projekt bashkëfinancon me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Projekti kap shumën prej 47,000 € ku 30,000 € ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndërsa 17,000 € Komuna e Fushë-Kosovës.