Në Komunën e Fushë-Kosovës, është duke u realizuar projekti me titull: NDRIÇIMI PUBLIK SOLAR – faza IV. Në këtë Projekt do të vendosen 86 trupa ndriçues solar (shtylla, paneli, llamba dhe bateritë). Ky projekt me rëndësi do të përfshijë qytetin dhe 13 fshatra (Graboc i Poshtëm, Bardh i Madh, Pomozotin, Bardh i Vogël, Sllatinë e Vogël, Sllatinë e Madhe, Harilaq, Henc, Vragoli, Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme, Kuzmin dhe Lismir).