Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha me rastin e Vitit të Ri 2020, uron të gjithë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
“Në emrin tim personal dhe të udhëheqjes së komunës së Fushë Kosovës, të gjithë qytetarëve u urojmë Vitin e Ri 2020. Me dëshirën që të jetë një vit i mbarë dhe i një jete më të mirë për të gjithë, urojmë që shëndeti, gëzimi dhe harmonia të triumfojnë çdo herë në shtëpitë tuaja”, thuhet në mesazhin e urimit të Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha.