Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e Festës së Pashkëve.
“Të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks, urime të përzemërta për festën e Pashkëve”.
“Kjo festë dhe këto ditë të shpresës, dashurisë dhe mirëkuptimit, uroj t’ju gjejnë mes njerëzve tuaj të dashur, familjeve tuaja, me gëzime dhe shumë të mira për juve.
Gëzuar për shumë vjet”, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës z.Burim Berisha.