Sot, përfaqësuesi special i sekretarit gjeneral të Kombeve të Bashkuara për Kosovë, z. Zahir Tanin së bashku me bashkëpunëtorë takuan kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha me bashkëpunëtorë meqërast z. Tanin dhuroi ndihma të konsiderueshme ushqimore dhe higjienike për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës për ato familje që kanë nevojë për ndihmë.
Duke marrë parasyshë se ky nuk është rasti i parë që shpërndahen ndihma dhe donacione nga UN për komunën e Fushë-Kosovës, Komuna falenderon UN dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në ndihma të tjera.