Më 9 tetor 2012, në orën 10:00, u bë përurimi i fabrikës për përpunimin e ujërave të zeza. Kjo është fabrika e parë e trajtimit biologjik të ujërave të zeza që është ndërtuar në Republikën e Kosovës, përkatësisht në Komunën e Fushë-Kosovë. Ky projekt që ka kushtuar më shumë se 400.000 euro iu dorëzua zyrtarisht në qeverisje Komunës së Fushë-Kosovës dhe Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina.