Kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, dhe Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit i cili ka për qëllim mbështetjen financiare që ofron komuna e Fushë-Kosovës për financimin e projektit “Konservimi i Kalasë së Harilaçit”, në fshatin Harilaç të komunës së Fushë-Kosovës, në vlerë prej 10.000.00 (dhjetëmijë euro). Ky Memorandum do të përmbushet nga Instituti i Arkeologjisë së Kosovës dhe Komuna e Fushë-Kosovës.