Klubi i karatesë “Fushë Kosova” ishte mikpritës i shumë klubeve të rajonit në turnirin ndërkombëtarë “Fushë Kosova Open 2014”.
Pjesëmarrës në këtë turnir ishin shumë klube nga vendi por edhe nga rajoni duke përfshirë karateist nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.
Në këtë turnir kryqëzuan dorezat karateist të të gjitha kategorive sipas rregullave të Federatës së Karatesë. Pjesëmarrës ne këtë turnir ishin më shumë se 100 karateist të grupmoshave të ndryshme.
Turnirin e përshëndetën z.Jakup Tërnava nënkryetari i komunës, Ali Latifi, Bashkim Ibrahimi, Ali Topalli si dhe përmes një telegrami drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj Nurie Avdiu.
Nga shumë fitues në kategori të ndryshme vlen të veçohen karateistët e komunës sonë të cilët rrëmbyen shumë medalje sipas kategorive.