Më 09-11 dhjetor 2013 në Podgoricë të Malit të Zi, u mbajt Tryeza e rrumbullakët e përfituesve të grandeve të vogla të Projektit: “Praktikat më të mira për Integrimin e Romëve”. Komuna e Fushë-Kosovës u prezantua suksesshëm me Projektin: HAPJA E PUSIT PËR UJË TË PIJES. Synimi i Projektit është furnizimi me ujë të pijes dhe përmirësimi i kushteve higjienike për komunitetin ROM, ASHKALI, EGJIPTAS në ‘lagjen 07’ të Fushë-Kosovës, ku përfituan 64 familje me 448 banorë.