Sot është mbajtur takimi informues në mes të Kryetarit të Komunës së Fushë-Kosovës z. Burim Berisha dhe përfaqësueses së Bankës Botërore znj. Shpresa Kastrati dhe zyrtarit të lart për Mjedis në komunë z. Adnan Bullatovci. Në takim u diskutuan detajet e implementimit të Projektit të ndërtimit të Parkut të paqes në djerrinat e KEK-ut.
Zona me djerrinë (80 hektar) dhe galeritë e mbushura të minierave (24 hektar) ndodhen ndërmjet komunave të Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë-Kosovës. Toka është kryesisht jo pjellore, e përbërë nga argjila e depozituar që është ngjitur me ish deponinë e hirit.
Ne territorin e Komunës se Fushë Kosovës ndodhen 80 hektar.
Banka Botërore si bartës i projektit dhe Komuna e Fushë-Kosovës, Obiliqit, Prishtinës, KEK-u dhe Qeveria e Kosovës si partner të projektit dëshirojnë të rindërtojë zonën në një park publik me një koncept qetësie. Ky park do të kombinojë rehabilitimin e tokës dhe ujërave nëntokësorë në krijimin e natyrës. Brenda aktiviteteve të kohës së lirë në park parashikohet një aktivitet komercial në shkallë të vogël. Një pellg natyror rreth parkut do të shërbejë si masë rehabilitimi për ujërat nëntokësorë. Parku afër do të ketë hapësira parkingu për njerëzit në mënyre që të hyjnë në park. Dizajni i parkut është akoma në fazën fillestare por me ritme të shpejta.
Ishte konstatim i përbashkët që ky projekt është shumë i mirëseardhur për banorët e tri komunave dhe u akorduam që sa më shpejt projekti të vihet në jetë.