Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës: Propozimin për transferimin dhe rialokimin e mjeteve financiare për Shërbimin e Kulturës për vitin 2026.
Pas shqyrtimit dhe diskutimit, kjo pikë e rendit të ditës u miratua me 18 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim.

