Java (Muaji i Rinisë) këtë vit hyri në vitin e dymbëdhjetë si aktiviteti gjithëpërfshirës në sektorin e Rinisë në tërë Kosovën. Në organizim të Departamentit të Rinisë/MKRS dhe në partneritet me Drejtorinë Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport në Fushë-Kosovë, mbrëmë u mbajt koncerti festiv në shënim të Ditës së Rinisë.
Para një numri të madh të të rinjve mbrëmë performuan këngëtarët: Vesa Luma, Kaltrina Selimi, Kaos si dhe MC Kresha.
Veçantia e këtij koncerti ishte hapja e kësaj mbrëmje nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Zëri i Kosovës” i cili me një performancë të shkëlqyer u duartrokit gjatë nga të pranishmit.